Rama i kthehet ashpër Bashës: Bëhu burrë dhe fjalën hajdut gëlltite brenda! Matu mirë para se të flasësh me mua!

Kryeministri Edi Rama i bëri të ditur kryedemokratit Lulzim Basha se ky i fundit nuk takon dot as njerëzit e partisë së tij. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama i tha se duhet të matet mirë para se të flasë me të dhe se duhet të bëhet burrë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë thekson se Basha duhet të bëhet burrë dhe fjalët që i thotë duhet ti argumentojë dhe jo ti shpifë.

‘Kanti thotë kur dikush të akuzon për një gjë që nuk e ke bërë. Ose e ka bërë vetë, ose ka ndërmend ta bëjë. Zotëria më tha një mundësi për shkak të paaftësisë së tij në raport me shifrat. Po sikur fondet e vendosura nga BE, të rezultojnë më të larta në shpenzime sepse fondet e qeverisë. Çfarë të bëjmë me këtë çarçaf që u bë këtu? Parafolësit i mbetet ajo që i ka mbetur gjithmonë; humbja. E përgatit me gjuhën dhe veprimet çdo ditë. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë dhe jam mirënjohës. Jam mirënjohës për ata që kanë punuar për këtë projekt. Atë fjalën hajdut gëlltite brenda. Mate mirë kur flet kur nxjerr gjuhën. Bëhu burrë njëherë se të ka ardhur rasti. Nuk ma tregon dot mua ti, sa njerëz kam takuar unë nuk i kanë takuar bashkë gjithë kryeministrat bashkë. Ti nuk del dot sot të takosh njerëzit e partisë tënde. Mos hajde këtu që të ndysh njerëzit se nuk ta ka borxh njeri. Arsyeja që ti nuk fiton nuk janë as kriminelat dhe as bossat. Ti gënjen veten tënde, ndrysho sa nuk është vonë. Jam këtu për të të respektuar edhe ty, por që kjo parti të jetë më e bukura e lindjes; give me a break. Ti mund të jesh mister lindja. Po aman lind. Bëhu burrë dhe mos hajde këtu me shpifje e llum. Por hajde me argumenta. Po të them përsëri, në çadra që nga dita e parë janë 400 familje por siç ke kërkuar dhe nuk gjete gjë. Shko dhe kërko nëse ka ndodnjë që nuk merr bonusin e qerasë. Rrinë në çadra se ndryshe nga ty, punojnë. Nuk i ka mbajtur njëri në krahë për vite të tëra. Rrinë në çadra se e kanë larg tokën dhe gjënë e gjallë. Kështu që kur qan hallin e popullit mban një erë hipokrizie sa edhe këta që janë me ty, ngrihen me idenë, je ti apo jo? Kjo nuk është puna im. Kur vjen këtu dhe bën të fortin, kujtohu çfarë ke bërë. Kur thua e di Tirana e Shqipëria, mendo sa dinë për ty. Ke një mundësi që t’i shmangësh këto. Ka shumë fakte dhe argumenta, por me këtë të fortin, aman mos na e kurse këtë. Mos e përsërit më…’– i tha Rama.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *