Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj shumicës së deputetëve të Partisë Socialiste. Për herë të parë Kryeministri Rama ka artikuluar “zgjedhjet e parakohshme”.
Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve angazhim më të madh. Ai ka shprehur pakënaqësi ndaj shumicës së deputetëve socialistë për angazhimin e tyre në komisione parlamentare dhe seancat plenare.
Në fjalën e tij, Rama u tha deputetëve socialistë se mund të shkojnë edhe në zgjedhje të parakohshme në rast se kjo situatë vijon kështu.