“Ju lutem hapni rrugën, bëhuni më ballkanas dhe jo Europian”, i tha Rama kryeministrit bullgar, të cilin e kishte në krah, ngjitur të ulur në karrige.
Në një kohë kur Bullgaria ka vënë veton për Maqedoninë e Veriut sa i përket integrimit në BE, duke mbajtur “peng” edhe Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Forumin Strategjik në Slloveni, për t’u përçuar një mesazh, në formën e një lutjeje. “Ju lutem ju Bullgarët hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni?. Hapni rrugën bëhuni më shumë Ballkanik’, tha Rama.
Që në nisje të fjalimit të tij u kuptua se nuk do ishte aspak i zakonshëm si homologët e tjerë, kjo sepse Rama hodhi kunja në drejtim të vendeve anëtare të BE, specifikisht Gjermanisë, duke thënë se Ballkani ka një tipar që u mungon këtyre shteteve, “ne qeshim edhe kur vuajmë”, duke sjellë të qeshura dhe duartrokitje në sallë. Në këtë forum po flitej për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe kreu i qeverisë Shqiptare, nuk e respektoi as minutazhin që i ishte vënë në dispozicion, pavarësisht këmbënguljes së moderatorit, duke thënë se është një rast i rrallë që vendeve të Ballkanit Perëndimor po i jepej kjo mundësi për të diskutuar për këtë temë, pasi ata vetë janë e ardhmja e këtij Unioni.
“Në një moment, teksa tregonte një histori në mënyrë popullore, kërkoi falje për faktin e të treguarit kaq ballkanik.
‘’Së pari më lini të përpiqem t’ju jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë, sepse në Ballkan ka diçka që besoj se duhet ta ruajmë fort, që ne mund të buzëqeshim e qeshim edhe kur vuajmë, pra pjesëtarët e BE nuk e bëjnë, si gjermanët.
Dikush iu afrua takoi një euro optimist dhe një euro pesimit. Pyeti euro optimistit për zgjerimin dhe tha që Turqia do të hyjë në BE, ose nënpresidencën e Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë.
Europesimisti u pyet e tha, të dyja ato do të hyjë në BE kur ta keë presidencën Turqia.
E kemi gjetur mënyrën për t’u përballur me këtë mishërim të Beckett. Ne po presim Godonë, nuk e di kush është Vladimiri dhe Estragoni, unë apo Zaev, por ne jemi si këta. Njëri thotë a do ikim, tjetri thotë eja të ikim dhe Beckett thotë askush mos lëvizë.
Beckett mund të shfaqet në BE përmes ngjyrave e kombeve të ndryshme, por jemi këtu për të luftuar. Pse? Sepse nuk po kërkojmë lincencë për të qenë europianë. Çfarëdo të mendojnë njerëzit e BE, çfarëdo thonë, ne jemi europianë. Jam shumë mirënjohës kryeministrit këtu dhe Presidentit sepse në këtë diskutim për të ardhmen e Europës ne u ftuam. Sigurisht, është takim anësor e jo kryesor pasi është dramatike e qesharake të angazhohet për të ardhmen e Europës, dhe nuk ftohemi ne. Ne jemi Europë, s’ka të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE. Nëse BE do të vazhdojë kështu, natyrisht do të jetë mirë për ne, por edhe më keq për BE.
Po them që ju përmendët në fillesë etërit themelues. Nëse do të çoheshin etërit themelues të ndiqnin këtë sot, besoj se do të donin më mirë të ishin të vdekur se sa gjallë. Nuk kam provë, por do ktheheshin përmbys në varr. Për çfarë po debatojmë? Si ai prifti në Kostandinopojë kur po shembeshin muret diskutonin për seksin e ëngjëjve.
Më falni që po tregohem kaq ballkanik, kjo është e mira të jesh nga ballkanik në Europë. Nuk e humbasin humorin në momente dramatike.
Ju lutem mos përmendni më aktorët e tretë, faktorët e tretë, është shumë qesharake. Nga njëra anë na thonë se na duan, na thonë se jeni të rëndësishëm, se do martohemi një ditë, por deri atëhere as flasim, por as nuk i flisni të tjerëve. Nuk funksionon duke na provuar besnikërinë. S’po flasim anëtarë, nuk e di, Macroni që është më i riu do jetë duke shkruar kujtimet.
Ju bullgarët, mos jeni kaq tipikë të BE, bëhun ballkanas. Hapni rrugën, hapini rrugën bisedimeve. Pastaj mund të bëheni ballkanikë. Hapni rrugën. ‘’- tha Rama.
E fortë ka qenë edhe deklarata e Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely, i cili tha se nuk ka kohë për të humbur dhe se BE-ja nuk mund të dështojnë si me Afganistanin.
“Nuk mund të dështojmë me Ballkanin Perëndimor. Ti Integrojmë ata në aspektin politik, në ekonomi në siguri. Nuk ja lejojmë dot vetes këtë që të dështojmë. Të ushtojmë një pushtet të butë dhe t’i motivojmë. Edhe në Ballkan duhet të ketë bindje nga brenda që duhet të bëhen pjesë e BE. Duhet të jemi të motivuar dhe oferta është e vërtetë për këtë duhet të flasim dhe si ta përshpejtojmë. Afganistani na jep mësim se nuk kemi kohë për të humbur”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama i është i pranishëm në këtë forum i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Në mbërritje Rama u prit nga kryeministri slloven, Janez Jansa, ndërsa pati takime të shkurtra të ngrohta edhe me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili madje e përqafoi duke patur një takim të përzemërt me Ramën.
Kryeministri Rama para nisjes së forumit pati edhe një takim me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Rama është vendosur të ulej në rresht të parë në sallë ngjitur me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ky forum ka në fokus të ardhmen e Evropës dhe përgjigjen efektive ndaj sfidave aktuale, sic është pandemia Covid që ka “gjunjëzuar” botën. Temat e diskutuara në ditën e parë të Forumit me përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor, përfshijnë të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, një nga diskutimet më të forta në Forum, që i paraprin samitit BE – Ballkani Perëndimor në tetor.
Në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit.
/Priza.al/