Rama i përgjigjet kritikëve: Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Twitter” ka deklaruar se “Ballkani i Hapur” nuk do të ndalet. Rama ka thënë gjithashtu se kushdo që është kundër “Ballkanit të Hapur” është në të drejtën e vet, por kjo nismë nxit paqen dhe  përshpejton Procesin e Berlinit.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *