Deputeti i Partisë Demokratike Enekelejd Alibeaj ka reaguar pasi kryeministri Rama mbërriti në seancën parlamentare të ditës së sotme.
“U bë një muaj që je fshehur andej këtej. Ka një muaj që të kërkojmë dhe nuk të gjejmë, meqë ka ardhur le të ecim me interpelancën urgjente. Kjo është kërkesa procedurale që kam. Meqë më në fund gjeti rrugën e parlamentit, pyetje kam unë asgjë më shumë. Ky është shkaku se përse ka ndodhur gjithë kjo tollovi. Të vazhdojmë me interpelancën për çështjen Rama-McGonigal.” – tha Alibeaj