Kryeministri Edi Rama në Samitin për Procesin e Berlinit ka kritikuar Britaninë për emigrantët shqiptarë.
Gjatë fjalës së tij në samit, Rama nuk la pa përmendur akuzat e sekretares së brendshme britanike, Suella Braveman e cila duke akuzuar shqiptarët ngriti alarmin për emigrimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Rama tha se në Angli shqiptarët janë integruar, duke shtuar se Britania duhet të mësojë nga Gjermania për menaxhimin e situatave të tilla.
Ndërsa në lidhje me deklaratat për krimin nga shqiptarët në Britani, Rama tha se në burgjet britanike shifrat flasin për më pak se 1 % duke shtuar se të shënjestrosh një komunitet e të flasësh për kriminelë nuk tingëllon diçka shumë britanike por, si një britmë nga një çmendinë.
“Unë mendoj që ky vend këtu është një shembull. Gjermania pati një problem të ngjashëm ku me valën e madhe krizën e refugjatëve njerëz nga rajoni e Shqiëria shkuan e nuk dëgjova asnjë politikan e jo më ministra të flasin për pushtim.
Nuk dëgjova kurrë asnjë politikan gjerman e jo më ministër të qeverisë të flasë për shqiptarët që janë kriminelë e sjellin kriminelë por pashë një qeveri mjaft të intersuar për ta trajtuar cështjen me dinjitet e respekt e për të ecur në mënyrë konkrete duke e radhitur Shqipërinë në vendet e origjinës së sigurt, duke forcuar sistemin e aplikimeve e duke i dhënë fund asaj trazie të atij momenti në mënyurën më dinjitoze e të respektuar.
Ndaj në vend që të ndizej një narrativë e cmendur pushtuesish e gangsterësh lidhur me kufirin, përfaqësuesit britanikëe duhet të vijnë në Gjermani e të mësojnë shpejt e të ndreqin problemet e veta. Ne në Shqipëri s’jemi të ndreqim problemet që kanë në Britani.
Kujtoj këtu që qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm.
Nëse ka probklem mes kanalit ta zgjidhin. Ne jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë por s’duhet të pranojmë kurrsesi këtë lloj retorike. Shqiptarët në Britani janë komunitet i integruar plotësisht. Në burgjet britanikle shifrat flasin për më pak se 1 % të shënjestrosh një komunuitet e të flasësh për kriminelë nuk tingëllon diçka shumë britanike por, si një britmë nga një çmendinë”, tha Rama.