Kryeministri Edi Rama ndodhet në Përmet ku po zhvillon takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm lidhur me sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend.
Rama tha se kriza ekonomike ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë e cila po kërcënon vendin tonë për pamundësimin e jetesës.
Sakaq theksoi se nëse çmimi i energjisë do ishte rritur atëherë shumë biznese do ishin mbyllur.
“Sot jemi në një situatë tjetër, nëse krahasohemi se nga u nisëm. Do programojmë të gjitha zonat që ndihmojnë turizmin. Ajo që programojmë ne mbetet relative, njerëzit duhet të ndjekin vizionin dhe rrugën e planifikuar për turizmin. Rilindja urbane hapi një dritare për të synuar të ardhmen, do të ishim më të lehtësuar. Lufta në Ukrainë po kërcënon vendin tonë për pamundësimin e jetesës . Inflacioni nuk është një forcë që mund ta asgjësosh apo prodhim i brendshëm, është një flamë që vjen dhe mbështjell të gjithë vendin. Qeveria nuk e provokuar por ne jemi këtu se na keni besuar për të lehtësuar barrën. Në rast se ne nuk do mbronim çmimin e energjisë sot shumica e bizneseve do mbyllnin dyert. Mezi presim një mundësi të vogël për t’jua lehtësuar barrën”, tha ai.