Kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e cila po zhvillohet këto ditë. Gjatë vizitës, ai ka pasur mundësinë të takojë disa homologë të tij, përfshirë Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Në një moment të takimit, Rama ka bërë një veprim simpatik dhe me humor, duke u ulur në gjunjë para Melonit, si një shenjë respekti dhe shoqërie. Pas këtij gjesti, ata janë përqafuar mes të qeshurash, duke krijuar një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë.