Rama inspekton bulevardin e palmave në Vlorë: Shton gjelbërimin dhe panoramën

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve në Vlorë, duke theksuar se projekti shton gjelbërimin dhe i jep qytetit një panoramë më të bukur.

Ai vlerësoi punën e bërë dhe sugjeroi disa përmirësime në mobilimin urban për ta bërë rrugën më funksionale. Rama gjithashtu theksoi se përfundimi i projektit do të rrisë vlerën e bizneseve në zonë.

Drejtori i FShZh, Dritan Agolli, theksoi se rruga do të shërbejë si një rrugë kalimi dhe pedonale, duke ofruar më shumë aksesibilitet për këmbësorët.

“Kjo do jetë dhe rrugë kalimi dhe rrugë pedonale këmbësorësh duke qenë se është zgjeruar. Logjika e kësaj është logjikë e bulevardit pratikisht të Vlorës, duke i dhënë më shumë aksesibilitet këmbësorëve.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *