Kryeministri Edi Rama në prezantimin e GRECO-s për parandalimin e korrupsionit tha se shpejti do të bëhet realitet edhe sistemi i menaxhimit digjital që kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor. Rama tha që edhe intervistat në prokurori bëhen pa audio dhe pa video, ku e cilësoi si në epokën e gurit. Gjithashtu u shpreh se edhe në proceset e Kadastrës do të futet dixhitalizimi i plotë nga mbështetja e KE.
“Dua të them që për ne nuk është një moment për tu ulur dhe për të komplentuar panoramën e arritjeve por janë motive të plota për të qenë ambicioz për të shkuar më tej. Jemi duke bërë përgatitje për sundimin e ligjit, antikorrupsionit me përfshirje dhe ne
duke vazhduar si qeveri të bëjmë punë të vazhdueshme për të vënë në dispozicion këtij progresi për të hyrë në BE. Para pak javësh kemi pasur një workshop me 66 përfaqësues nga 16 vende evropiane që merren e zhvillimin e modelit.
Ndërkohë që ecim me dixhitalimin e plotë të Kadastrës, falë mbështetjes së KE, do të punojmë të fusim inteligjencën artificiale në proceset e Kadastrës. Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit, zhvillojmë intervista në Prokurori dhe Polici pa audio dhe video. Intervistat në Prokurori që nga ato të Juridiksionit të përgjithshëm dhe te ajo Speciale bëhen si në kohën e gurit. Unë të shoh, ti më sheh. Unë të pyes, ti më thua dhe unë shkruaj çfarë të dua. Kjo është vënë në pah nga institucionet ndërkombëtare. Një nga gjërat që duhet korrigjuar me urgjencë, dhe do ta korrigjojmë duke vazhduar ta mbështesim fuqimisht sistemin e drejtësisë, SPAK, GJKKO dhe institucionet e tjera të reja të krijuara nga reforma në drejtësi dhe duke shpresuar që më në fund do të bëhet realitet edhe sistemi i menaxhimit dixhital të të gjithë çështjeve me pushtetin gjyqësor. Një projekt që ka vonesë të palogjikshme dhe që shpresoj të vihet në vijë dhe uroj që Këshilli i lartë Gjyqësor të mos e vonojë më. Kemi angazhuar fonde dhe jemi në mbështetje për ta realizuar këtë program”, tha Rama.