Rama intervistë për Tuttosport: Finalja një risi për ne, është një Super Bowl i vogël, për mikpritje Shqipëria për Champions

Kryeministri shqiptar Edi Rama foli në një intervistë për Tuttosport për finalen e parë europiane që do të luhet në Shqipëri, të mërkurën e ardhshme në Ligën e Konferencave: “Ne kemi një nga objektet më të bukura në Evropë dhe për ne do të jetë një Super Bowl i vogël”.

“Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian.

I shqetësuar për tifozët e shumtë?

“Jo i shqetësuar, por do të jetë një risi absolute për ne. Për sa i përket mikpritjes, ne jemi një vend që do të luftojmë për Champions League”. Një nga dy finalistët është italiani Roma: “Jam shumë i lumtur, që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë për José Mourinhon”.

Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mire për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës me një kupe”, u shpreh Rama fillimisht në videon e publikuar nga gazeta italiane.

“Jam shumë i lumtur që në finale është një ekip italian. Që i vogël kam bërë tifozllëk për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë prej Jose Mopurinho”, shprehet Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *