Pas dekorimin të restorant ‘Freskut’, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë me presidentin Ilir Meta. Nga Vlora, Rama tha se është në pritje që Meta të dekorojë edhe floktore në Vlorë, teksa ka bërë edhe batuta me gazetarët.
“Shpërndan dekorata. Lajmi i fundit është se do të dekorojë një floktore në Vlorë. Nuk e di se kujt do t’i bjerë”, tha Rama duke e ‘këshilluar’ një prej gazetareve që t’ia sugjerojë Presidentit parukieren e saj.
Në 7 prill 2021, Meta ka nderuar me dekoratën ‘Mjeshtër i Madh’ dhe restorant ‘Freskun’ në Tiranë, për mjeshtëri të lartë në gatime, ky vendim solli dhe reagimin e Ramës.