Rama ironizon Metën: Jemi të vetmit që dekorojmë të vdekurit dhe heronjtë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit që mbajti në mbledhjen e grupit parlamentar është shprehur se gjatë kohës kur Ilir Meta ka qenë President, “Shqipëria është i vetmi vend në botë ku dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës”.

Rama tha edhe se qeveria ka gati tashmë ligjin për Presidentin dhe për dhënien e medaljeve. Këto ligje nuk bëheshin dot më parë ka thënë kreu I qeverisë, pa u larguar fillimisht Presidenti me tonelatat më të larta të teneqeve të shpërndara në Shqipëri që kur Shqiperia ka hyrë në epokën e bronxit”.

“Ajo që na duhet në rast se do shkojmë në drejtim të zgjedhjes së një presidenti nga populli është diskutim i gjerë dhe me gjithë faktorët e tjerë dhe publikun se cfarë do të thotë kjo në thelb, do të thotë ndryshime të tjera të kushtetutës, ndaj kjo mendoj që duhet të jetë një mendim për këshillimin e ardhshëm kombëtar dhe një temë për referendum popullor.
Grupi i PS ka ngarkuar një ekip për të përgatitur e ligjin për Presidentin gjë që nuk e kemi shtyrë me tutje duke e quajtur të panevojshme që në kushtet kur kemi të bëjmë me një president që nuk e njeh ligjin, kushtetutën e asnjë lloj binari tjetër përveç binarin linear të mos arsyes së vet, do të ishte e kotë.
Grupi i punës që ka hartuar projektin ka studiuar gjithë kontinentet me kërkesën tonë që të kemi studim të plotë për sistemin, nga Britania e Madhe në Japoni, nga Polonia në Australi, nga Nigeria në Brazil, sistemi i titujve të medaljeve është sistem i njohur, ska 100 sisteme, është o njëri o tjetri, Shqipëria bën një përjashtim flagrant është i vetmi vend në botë falë Ilir Metës ku dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës”, u shpreh Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *