Rama ‘ironizon’ veprimin e deputetëve të PD pa dalë direkt në temë: Këtë mandat do pastrojmë Shqipërinë, do heqim edhe qeset plastike

Kryeministi i vendit Edi Rama sapo ka mbaruar seanca e dytë parlamentare në dalje nga Kuvendi i Shqipërisë ka dhënë deklaratë për media duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth asaj që ndodhi ditën e sotme në Parlament.

Ai ka thënë se dita e sotme ishte një moment i rëndësishëm për të pasi u zgjodh një grua e admirueshme në krye të parlamentit, e cila nuk i ka fryrë konfliktit.

Rama nuk e ka cekur drejtpërdrejtë mënyrën se si votuan deputetët e PD-së, por tha se këtë mandat do të ketë përpjekje më të mëdha për të pastruar Shqipërinë e për të eleminuar qeset plastike.

Votat e grisura, për të pikturuar në zyrë? Ishte një moment i rëndësishëm dhe një moment i bukur për ne sepse nga sot Kuvendi ka në krye një grua të admirueshme dhe një politikane që nuk i ka fryrë konfliktit. Është lajmi i mirë besoj unë. Sa i përket pyetjet që më bën, ky mandat do të jetë shumë i rëndësishëm në përpjekjen për të pastruar Shqipërinë. Do të marrim një vendim për ndalimin e qeseve plastike. Jo vetëm zonat turistike por edhe ato rurale të kenë një nivel tjetër në raportin me mjedisin. Ishte gjest institiktiv. Jemi duke punuar prej dy muajsh. Qesen e kërkova se nuk e kisha me vete.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *