Rama iu drejtohet ekipit të negociues: Dua që në Bruksel të flitet për këmbënguljen dhe kapacitetet e punës së skuadrës shqiptare

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ditën e sotme me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian, ku iu ka bërë thirrje këtyre të fundit që të jenë serioz dhe se në Bruksel të flitet për këmbënguljen dhe kapacitetet e punës së skuadrës shqiptare.

Gjithashtu ai ka ka foluar edhe për kryenegociatoren Majlinda Dhuka, për të cilën një nga ekipi i është  i ka thënë se nuk e kishte gjetur emrin e saj në Google, ndërsa rama tha se për Dhukën flet puna e bërë nga vetë ajo ndër vite.

“Dua që në Bruksel skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje pozitive. Dua që në Bruksel të flitet për këmbënguljen dhe kapacitetet e punës së skuadrës shqiptare.

Pjesën e madhe tuajën kam pasur mundësinë që t’i njoh. Sfida është komplet e re, Është me rëndësi që të theksoj këtu se vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE, përmes kryenegociatorit si urë. Mazi bëri një punë të lavdërueshme, diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se ‘s’më doli në gogle’. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në gogle por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit. Ka njerëz që janë në zyra që në fillim të viteve 1990. I kanë shërbyer shtetit me modesti. Sikur çdo gjë të kishte mbetur në dorën e atyre që hyjnë e dalin si në mallin e babait do kishin një situatë si pas tërmetit.

Është me nevoje që secili prej jush të ketë vizionin e të tërës dhe të shoh shtrirjen e hartës në legjislacionin europian dhe ecurinë e problematika. Me rëndësi është që të krijohet dhe sensi i skuadrës. Të gjithë opinionet e përveçme na çojnë në një rezultat, sipas asaj që jemi në gjendje të japim. E kemi ne në dorë pjesën tonë. S’e kemi në dorën pjesën tjetër, por nga ne varet shumë se sa shpejt ecim”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *