Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës do të fillojë të prodhojë energji elektrike.
Rama shkruan se ky është projekti i parë i këtij lloji në Rajon. Sipas tij burimet alternative të energjisë diellore dhe centralet fotovaltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike.
Postimi i plotë:
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon⚡️
Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike?