Rama jep lajmin e mirë, hapet tuneli tek “Shqiponja”

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm fantastik, ndërsa njofton se është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 në nyjen “Shqiponja”. Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.

Punimet në sheshin “Shqiponja” parashikohet të përfundojnë në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa autoritetet thonë se vepra do të jetë gati në dhjetor të këtij viti, në bazë të ecurisë së shpejtë që kanë patur punimet. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 330 milionë eurosh. Rruga projektohet të jetë gati e gjitha në vitin 2023.

Statusi

Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 në nyjen “Shqiponja”

Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar qarkullimin në hyrje të kryeqytetit

Ministrja Belinda Balluku, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho dhe Drejtori Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi na njohin me detajet.

#RrugëTëMbarë

#ShqipëriaeArdhmjaJonë

#SkaKohëPërPushim


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *