Rama jep lajmin e mirë: Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë shtabin e saj pararojë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë Shtabin e saj Pararojë në Shqipëri. Gjithashtu ai theksoi se kjo është një shprehje e një besueshmërie shumë të lartë , ndërsa falënderoi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim për kontributin që ka dhënë.

Nga Gjermania doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionele të SHBA, e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së Forcave Operacionale Speciale, vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, dhe një fleksibilitet më të madh logjistik. Po e prisnim me padurim këtë lajm të mirë dhe për ata që ankohen se ku i kemi armët apo helikopterët, Jemi jo vetëm një anëtar në NATO, por një vend me shtabin bazë të Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA në Europë’, tha më tej ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *