Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në ceremoninë “Mësuesi i Vitit”, ku ka përgëzuar mësuesit për punën e tyre dhe nuk ka kursyer kritikat për drejtuesit e shkollave.
Ai dha ndër të tjera lajmin se kushdo që zgjedh të vazhdojë shkollën e mësuesisë do të marrë bursë me vlerën e pagës minimale, pasi po merr përsipër diçka shumë të rëndësishme.
“Ne që në fillim rritën shkallën e kërkesës për ata që hyjnë në shkollën e mësuesisë. Studentët që ndjekin mësuesinë do përfitojnë një bursë mujore që do jetë në vlerën e një page minimale. Veçse kriteri i një note mesatare të rëndësishme do të jetë në fuqi, do marrin edhe pagën e përmuajshme deri në përfundim të shkollës. Sepse do të marrin përsipër diçka që është gjëja më e shtrenjtë, që janë fëmijët”, tha Rama.
Kryeministri bëri gjithashtu me dije se do të ketë sërish rritje page për mësuesit, po ashtu edhe për punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë.
o.j/dita