Rama gjatë takimit në Vlorë, dha lajmin e mirë se në fillim të dhjetorit pensionistët do të fillojnë të marrin bonusin për Vitin e Ri.
Rama po ashtu shtoi se qeveria do të bëjë çmos që sidomos në këtë periudhë kaq të vështirë t’u qëndrojë afër të gjithëve, dhe në radhë të parë pensionistëve, pavarësisht se është vështirësuar në ekstrem situata e buxhetit.
“Në paketën e re në Parlament kemi vendosur edhe një taksë të jashtëzakonshme për prodhuesit e mëdhenj të energjisë. U çua ‘non grata’ bashkë me spiunët dhe e kundërshtuan, siç kundërshtojnë çdo gjë tjetër, por është e papranueshme për ne që tre prodhues të mëdhenj të energjisë në Shqipëri, janë të nderuar, janë të respektuar, nuk kemi asnjë gjë me ta, të përfitojnë nga kjo fatkeqësi e madhe për shkak se rritja e çmimit të energjisë iu jep mundësinë ta shesin dhjetëfish.
Nga ai dhjetëfishi ne do marrim një pjesë të konsiderueshme dhe nuk do e marrim që ta fusim në buxhet për ta çuar kudoqoftë, por do ta marrim dhe do t’ua japim direkt atyre që janë më në nevojë, dhe patjetër, duke filluar nga pensionistët. Do ta marrim dhe do ta ndajmë në mënyrën më transparente, sa të jetë, do ta marrin pensionistët të parët, pastaj gjithë të tjerët sipas nevojës”, tha ai.