Rama jep lajmin e mirë për punonjësit e administratës, shpërblimi që do të marrin për festa

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë punonjësit e administratës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000 lekë.

Sipas Ramës, ky shpërblim do të jepet për të gjithë punonjësit, nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta.

“MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, ka shkruar ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *