Kryeministri Edi Rama në prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka dhënë një lajm të mirë për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Rama tha se do të rriten menjëherë pagat për punonjësit e policisë për nivelin bazë.
“Pagat ka ardhur koha që ti rrisim dhe menjëherë do ti rrisim, sidomos për nivelin bazë. Pavarësisht se çfarë thuhet, nuk ka pasur në historinë e policisë së shtetit, një raport si ky që në kemi vendosur me Policinë e Shtetit. Raport besimi dhe mbështetje për Policinë e Shtetit, pa përjashtim”, tha Rama.