Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë për të gjithë qytetarët dhe subjektet që regjistrojnë mjetet rrugore për herë të parë. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se duke nisur nga sot eliminohen të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë.
Do të hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaja. Kjo sipas kryeministrit i kursen qytetarëve shqiptarë 300 mln lekë në vit.
Nga data 24 janar DPSHTRR njeh: Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze. Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE Të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore. Më lehtë, më shpejtë, më lirë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
/Priza.al/