Në një nga takimet elektorale dje, kryeministri Rama izonizoi mediat të cilat kanë aluduar se ai ka bërë botoks. Në kundërpërgjigje të këtyre thashethemeve, Rama tha se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje, e ndërsa tashmë lëkura e tij shkëlqen më shumë për shkak të gjetjes së një qetësie lidhur me marrjen e vaksinave. Këto muaj tejet të vështirë me pandeminë, Rama sqaroi se tashmë ndihet më i lehtësuar, pasi ka nisur vaksinimi tek popullata.
Mjeku Panajot Papa, teksa ka qenë i ftuar në ‘Zonë e Lirë’ mbrëmjen e djeshme, ka pohuar se nuk është botoks, por mund të jetë një mesoterapi me vitamina, që jep efekte përmirësuese të fytyrës.
“Nuk është botoks, mund të ketë bërë një mesoterapi me vitamina, të cilat japin një efekt të përmirësimit të lëkurës. Ato janë ose në formë injeksoni ose në formë kremi. Mund të ketë bërë ndonjë lazer, por nuk duket si botoks.
Minika e kryeministrit ka mbetur e pandryshuar. Mund të këtë përdorur kremra me mesoterapi ose trajtime që japin një efekt ndriçues. As tërheqje e lëkurës nuk është bërë”, u shpreh mjeku.