Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se duhet të qëndrojë mirë në karrigen e kryeministrit, pasi ajo nuk është e tija, por e shtetit dhe e popullit.
Në një takim në Elbasan, Meta tha se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me ligjin, duke theksuar se “Rama ka ikur me kohë”.
“Prandaj të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm në raport me ligjin, sepse Rama ka ikur me kohë, mjerë kush nuk e ka kuptuar akoma. Por shkeljet e ligjit mbeten aty edhe ato marrin në qafë familje të tëra. Pse? Për qejfin e një aventurieri dhe një bande aventurierësh, që nuk e di ka dhe nesër dhe që nuk e di që karrigia nuk është e tyre, por është e shtetit dhe popullit. Nëse nuk rri siç duhet në atë karrige, ajo karrige të bie kokës”, tha Meta.