Presidneti Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se qeveria shqiptare duhet t’i dalë për zot çështjes së negociatave.
Sipas tij me sjelljen e referendumit, banda në pushtet do të katandiset.
Sakaq shtoi çështja e dosjes në Sigurimin e Shtetit është një skandal i vërtetë, pasi kjo nuk është asaj me atë që ka bërë kryeministri Edi Rama.
“Duhet t’i dalim për zot çështjeve së negociatave. Parlamenti të mblidhet që tani për çështjen e emrit tim në Sigurinë e Shtetit. Parlamenti është një qamet i vërtetë, por opozitën e ka reale. Banda në pushtet do të katandiset, do të sjellim një qeveri teknike. Njerëz që bashkëpunojnë me njeri-tjetrin kanë manipuluar dosje. Në qoftë se nuk tromakset sërish Lindita, atëherë do kuptojnë se si guxohet mbas 33-vitesh që të manipulohet dosja e ndjekjes së një shtetasi amerikan.
Përmasat e këtij skandali do të jenë bum për Ramën. Ai ka kaluar jo vetëm vijat e kuqe por dhe ato të zeza. Njerëzit që kanë foto me Ramën do të kenë turp”, tha ai.