Rama ka një këshillë për të rinjtë: Bëni qejf, jeta nuk është vetëm shkollë dhe punë!

Në sesionin e radhës të nismës ‘Gati për Shqipërinë’, kryeministri Rama ka deklaruar se pas mbledhjeve online, aplikantët do të takojnë ministrat përkatës për të parë nëse ara mund të përfshihen në kontributin për vendin.

“Kemi nisur këtë cikël kontaktesh dhe pas këtyre sesioneve në çdo fushë do organizohen takime me ministrat përkatës për të parë si mund të përfshihen dhe kush mund të përfshihet ku”, tha Rama.

Ai pati edhe një këshillë për ta, që të mos harrojnë të bëjnë edhe pak qejf pasi jeta nuk është vetëm shkollë dhe punë.

“Realisht më vjen shumë mirë që na jepen këto mundësi. Kemi pasur një angazhim më të madh se unë prisja. Njerëzit kanë interes për të kontribuar. Nuk i lënë asaj fjalës se aty nuk të kupton njeri dhe nuk të hap derën njeri pavarësisht se kjo mund të jetë e vërtetë në raste të caktuar.

Faleminderit edhe për besimin që juve jeni të gatshëm të përfshiheni bashkë me ne. Uroj çdo të mirë. Mos harroni të bëni dhe pak qejf se nuk është vetëm punë dhe shkollë jeta. Të jeni mirë me shëndet me familjen dhe atë që ju do zemra”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë njofton se aplikimet vazhdojnë ende për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Gati për Shqipërinë, sesioni i gjashtë i prezantimit të një grupi aplikantësh për nismën Gati për Shqipërinë. Prezantojmë sot një tjetër grup aplikantësh për nismën “Gati për Shqipërinë”.

Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected]”, shkruan Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *