‘Rama ka plaçkitur votën’/ Berisha-demokratëve: Bashkohuni me trentin e fitores, ne mendojmë ndryshe

Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet në një takim me banorët e Kombinatit, Astirit dhe Unazës.

Berisha tha se vendi ndodhet në këtë situatë pasi kryeministri Edi Rama ka plaçkitur votën dhe morri pushteti me dhunë, në të kundër nuk mund të rrinte as 4 dite në krye të shtetit.

Sakaq shtoi se demokratët duhet të bashkohen në mënyrë që PD të dalë me fitore në zgjedhjet e ardhshme.

“Po pyesin këto kohë mediat britanike dhe botërore: Ç’po ndodh me shqiptarët? Çfarë po ju vret atyre shpresën? Po ndodhin shumë gjëra. Por ajo që vret më shumë shpresën është humbja e besimit tek vota. Se shqiptarët nuk janë të pa mençur, jo, janë të mençur, por dhe ata e kuptojnë se nëse në vendin e tyre pushteti do të ndërrohej me votë, një njeri si ky nuk mund të rrinte as 4 ditë në pushtet. Por ky plaçkit votën, ndaj dhe ata ikin. Edi Rama është një armik i shqiptarëve. John Kennedy thotë një gjë shumë të drejtë. Tre janë armiqtë kryesore të njeriut: tirania, sëmundja dhe varfëria. Edi Rama operon me tiraninë, efektivitetin e votës, vendosi pushtetin absolut, por po kaq mizore është tirania e varfërisë, e mospasjes Demokratët që janë të hatërmbetur me ne u them se nuk ka rrugë më fisnike sesa barazia e secilit prej nesh. U them se çdo demokrat që do ta shohë fitimtare PD dhe jo një forcë që tërhiqet për kapistër nga Edi Rama, duhet të ndjejë investimin e tij që ka bërë në vite më të vlerësuar se kurrë. në asnjë lloj rrethane nuk mund të bashkohemi më mirë. Jemi parti e mendimit ndryshe. Çdo njeri do ketë të drejtë të mbajë mendimin e tij, të kritikojë kryetarit, por në disa parime themelore dihet të jemi një. Ftoj të rinjtë, vajzat, eksponentë të shoqërisë civile, të kandidojë, propozojë. Ne jemi njerëz të lirë dhe lira është reale vetëm mes njerëzve të barabartë. Shfrytëzoj rastin të ftoj çdo demokrat të bashkohet në këtë betejë. Treni ynë është nisur drejt fitores dhe nuk ka të ndaluar për çdo demokrat ka vend në vagonët e tij, por nuk  e ndal dot as Edi Rama dhe as një forcë kombëtare apo ndërkombëtare. Në këtë fushata elektorale ju garantoj do të jetë më e bukura më e lira në histori”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *