Greva në Rinas/ Rama kërcënoi me burg, Basha: Ndal kërcënimet!

Kryedemokrati Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, në lidhje me anulimin e fluturimeve në Rinas. Ai i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të ndalë kërcënimet, ndërsa e fajëson se pas grevës qëndron vetë Rama.

Për Bashën, Rama është i vetmi përgjegjës në këtë betejë. Qëndrimi i Bashës vjen pasi bllokimit të trafikur ajror, për shkak të protestës së punonjësve të Albcontrol, të cilët kontrollojnë trafikun ajror në aeroportin “Nënë Tereza”. Ata kërkojnë rikthimin e pagave në nivelin përpara pandemisë, të cilat kapnin shifrën e mbi 4 milionë lekëve të vjetra. Kjo situatë ka futur në kolaps sistemin e navigimit ajror të Shqipërisë.

Statusi

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *