Rama ‘kërcënon’ pedagogët: Ne do ju japim hartën, nëse nuk gjeni rrugën mos kërkoni më asgjë

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një takim me pedagogët lidhur me kërkesat e këtyre të fundit.

Rama tha se Universitetet duhet të gjejnë një ‘gjuhë’ të përbashkët me qeverinë lidhur me kërkesat që kanë, ku theksoi se duhet të plotësojnë disa kushte që do i vendosen.

Rama shtoi se partneriteti duhet të jetë i balancuar pasi në të kundërt nuk do të ketë më hapësirë për diskutim.

“Është e domosdoshme që universiteti të ketë rol kryesor por mund të mos përputhet me ato që propozojmë ne. Projeksioni për 2030 mos të jetë si ai i partive por duhet të biem dakord të gjithë. Mos të shfrytëzojmë momente të tilla kur jemi në një epokë kërcënimi. Duke pasur një hartë ku duam të arrijmë jemi të qartë për detyrat e gjithsecilit dhe kushtet që duhen plotësuar. Pa bërë këtë mos kërkoni që t’ju risim rrogat. Partneriteti duhet të jetë i balancuar. Spekulantët dhe manovrimet për ta shikuar mos të kenë më hapësirë. Unë besoj që formati për të diskutuar është diçka që do të bëhet jo paralelisht me akreditimin. Formati i dhënë ta kthejmë në një forum për të diskutuar çdo gjë që ju e konsideroni të rëndësishëm. Zëri i privateve të vijë në kor”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *