Rama kërkoi reagim nga Brukseli, Basha bën lëvizjen e radhës

Pak çaste më parë, kryeministri Rama reagoi ashpër ndaj eurokomisioneres Mariya Gabriel, e cila ditën e sotme mori pjesë në prezantimin e programit për arsimin të Partisë Demokratike, dhe diskutoi me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky i fundit, ia ka kthyer po me anë të një komenti në Twitter Ramës, duke shprehur mirënjohje BE-së dhe KE-së për ndihmën e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.

Kryedemokrati hedh akuza ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ka bërë hapa pas me integrimin. Sikundër Rama, edhe Basha nuk e ka lënë pas ironinë, duke cituar se është i habitshëm nervozizmi i Ramës.

Statusi

Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri.

I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *