Kryeministri Rama kërkoi të gjitha votat e deputëteve të PS-së për Bajram Begajn duke thënë se kjo, në kushtet që jemi, nuk kishte nevojë që të thuhej. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe “ndonjë deputet apo deputete që nuk u përfshi në procesin e propozimeve me zarfe duke menduar se kjo nuk ishte një punë që mund ta bënin të rinjtë..”.
Kryeministri nuk tha se kush ka refuzuar të bëjë propozimet për President me zarf, por duket se brenda Grupit Parlametar të PS paska patur rezistencë në këtë drejtim.