Kryeministri Edi Rama ka shprehur ditën e sotme vlerësimin se ekonomia shqiptare është në rritje. Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Rama u shpreh se konsumi është rritur, ndërsa papunësia ka ardhur në ulje. Sipas kreut të qeverisë, qeveria po bën rritje historike të pagave.
Rama: “E vërteta e thjeshtë është se ekonomia është rritur ndryshe nga sa është thënë këtu. Papunësia është nën nivelet e para pandemisë, konsumi është rritur. Përvuajtja lënguese nuk provohet në shifrën e konsumimit. Është rritur. Eksportet janë rritur. Të gjitha këto nuk janë opinione. Nuk janë shifra të nxjerra nga mënga sipas qejfit. I gjen në çdo raport dhe tabelë. Kështu që është e kotë, fare…të bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit kuptimplotë që kjo shumicë po bën rritjen më të madhe historike yë pagave. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Merrni dhe shikoni shifrat e aeroportit të Rinasit për të kuptuar se çfarë Shqipërie është kjo sot. Janë konsumatorë, nuk vijnë me bukë me vete. Janë eksporti më i madh i Shqipërisë. Në këtë Shqipëri është koha që pagat të zënë vendin që meritojnë në këtë fazë. Nuk mbaron këto por ndalojmë një moment për të vlerësuar faktin. Pagat nuk i rrit shteti. Por kemi bërë që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të përditshme. Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare se ajo e 14 majit. Për të gjithë! Më shumë se fitorja jonë, është disfata që bartet nga të gjithë ju që këndoni dokrat tuaja. Po e morët vesh, merreni!”