Kryeministri Edi Rama ka shprehur rëndësinë e mbështetjes ndaj Ukrainës në luftën me Rusinë. Në një konferencë me Presidentin Zelensky gjatë vizitës së tij në Kiev, Rama ka marrë si shembull Kosovën.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se edhe pse Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet, sërish kjo e fundit e ka mbështetur duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Në fund të fjalës së tij, Rama u shpreh se BE duhet t’i japë sa më shpejt Ukrainës, statusin e vendit kandidat.
“Ballkani Perëndimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha janë rreshtuar krah Ukrainës pavarësisht historive të ndryshme. Pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marrëdhënieve të ndryshme me Rusinë. Është krejt ndryshe se si e shohim botën kundrejt Rusië nëse merrni si shembull Shqipërinë dhe Serbinë, apo Malin e Zi dhe Bosnjen, por të gjitha janë në mbështetje.
Të gjitha janë në mbështetje. Ka dhe një vend të gjashtë që Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën. Pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksionet dhe mbështetjen e plotë. Këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të asaj që jemi dhe atë që përfaqësojmë. Besoj fort se është gjëja e duhur për të bërë. Ukraina kërkon, duhet t’i jepet statusi kandidat. Ukraina ka nevojë ta dijë tani, që në sytë e BE-së, e ardhmja e tyre është në familjen e BE-së. Pjesën tjetër do e ndërtoni” – tha Rama.