Rama krijon 2 ministri të reja! Ja emrat surprizë në kabinetin qeveritar

Katërvjeçari i ri i qeverisë socialiste ka sjellë risi në strukturimin e saj me emra suprizë dhe dikastere të reja.

Kështu nga dy, Rama deklaroi se do të jenë katër ministri shteti. Listës së ministrive i shtohet ajo e Rinisë dhe Fëmijëve e cila ndahet më vete nga ministria e Arsimit.

Kjo ministri do të drejtohet nga zv/ministrja e Arsimit në mandatin e shkuar Bora Muzhaqi një emër i ri në radhët e socialistëve e cila spikati gjatë fushatës elektorale.

Një tjetër dikaster i ri është ai i Standardeve dhe Shërbimit që rikthen në qeveri Milva Ekonomin e cila më herët ka mbajtur postin e ministres së Bujqësisë.

Emri tjetër surprizë në radhët e qeverisë është Edona Bilali e cila përveç postit në krye të ministrisë për Sipërmarrjes është caktuar nga Rama drejtuese për qarkun e Shkodrës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *