Kryeministri Edi Rama ka folur për Mbretëreshën Elizabeth II, në emisionin “Wake Up America” në SHBA.
Gjatë intervistës, Rama ka kujtuar takimin me Mbretëreshën, kur ishte në pritjen e organizuar në pallatin Buckingham në vitin 2019. Në atë takim Rama ka qenë së bashku me liderët e tjerë të NATO-s, me rastin e 70-vjetorit të Aleancës.
Më tej, kryeministri theksoi se tashmë britanikët kanë mbretin e ri por, ne nuk kemi më Mbretëreshë.
“Ishte një pritje e madhe në pallatin Buckingham, ishte e paharrueshme për mua dhe për të gjithë. Nuk mund ta them më mirë se presidenti francez: Për britanikët ajo ishte mbretëresha e tyre, për ne ishte Mbretëresha. Teksa britanikët kanë mbretin e ri, ne nuk kemi më Mbretëreshë. Liderët e tjerë duhet të ishin nervozë sepse do ta takonin, nuk ishte rasti im”, tha Rama.