Disa ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlamentar me të cilët kryeministri i vendit Edi Rama ka treguar se është i vendosur që Partia Socialiste të fitojë 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 6 mars.
Ai bëri ironi dhe sulmoi LSI-në, PD-në e Bashës e PD-në e Berishës, duke vendosur theksin tek përçarja e tyre se nuk dinë se kujt populli po i drejtohen.
Fjala e Ramës:
‘Të gjithë kundër të gjithëve për të provuar forcat mes të gjithëve. Dy parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti me e madhe se të dyja bashkë! 3 lider njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata edhe non grata. 3 popuj pas tyre, populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit, ky treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe për të gjithë ato që e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve, ndërkohë që populli është i qartë për çfarë sheh. Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata. Rraqe rraqe kiko sa gishta janë këtu. Teksa rraqet do të hidhen mbi njëra-tjetrën,d uke i kthyer 6 bashki në rraqe në duhet të shikojmë punën tonë derë më derë nëpër të gjitha lagjet e këtyre bashkive.’- tha Rama.
/Priza.al/