Rama: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol! Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë me zjarrin

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një apel të gjithë kontrollorëve ajror që kanë pezulluar punën, që të rikthehen në detyrë. Ai këmbëngul se kjo është politike, e për këtë arsye u bën thirrje që të ndahen nga ato, teksa ka pasur një paralajmërim të fortë. “Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol”, ka thënë Rama.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet”, shkruan Rama.

 

Sot AlbControl është marrë në kontroll nga Forcat e Armatosura pasi rreth 60 kontroll kanë deklaruar paaftësi në punë pasi janë ulur pagat me rreth 60%.  Një gjë e tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se kjo është një grevë ilegale dhe do të mbajnë përgjegjësi penale, teksa edhe ajo akuzoi se pas kësaj fshihet ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Ajo tha se kush nuk do të kthehet në punë do të nxirret jashtë godinës nga Policia e Shtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *