Rama legalizoi kanabisin mjekësor, Çupi: Shqipëria nuk mund të jetë Kolumbia e Europës

Pas deklaratës së ditës së sotme të kryeministrit Edi Rama për legalizimin e Kanabisit mjekësor, ka reaguar edhe Nënkryetarja e Komisionit të ligjeve, Dhurata Çupi.

Çupi shkruan se legalizimi i kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është një projekt antikombëtar. Sipas kjo do të pasurojë disa persona që e sponsorizojnë këtë ligj, por do të dëmtojë interesat e Shqipërisë.

Reagimi:

Shqipërinë e kanabisit e kemi jetuar dhe e dimë që është një projekt shkatërrimtar.

Dhjetëra të rinj të vrarë e të zhdukur nga trafiku i drogës.

Mijëra të tjerë të larguar për të mos qendruar në një vend ku kanabisi bën ligjin.

Mijëra hektarë tokë e papunuar.

Paraja e zezë bën ligjin dhe mbyt punën e ndershme.

Shqipëria nuk i ka kushtet për industrinë e kanabisit për qëllime mjekësore. Nuk kam asnjë paragjykim, por janë dy arsyet kryesore pse kam qenë dhe jam kundër kësaj ideje të vjetër të Edi Ramës.

Qeveria e tij ka dhënë prova se është e paaftë të kontrollojë territorin.

Korrupsioni me këtë qeveri është përhapur në çdo qelizë të shtetit.

Legalizimi i kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është një projekt antikombëtar! Ai mund të pasurojë disa njerëz që e sponsorizojnë këtë ligj, por ai do të dëmtojë interesat e Shqipërisë!

Faktise partnerët europianë janë të angazhuar me luftën në Ukrainë, nuk do të thotë se ata mund ta pranojnë këtë hap të Edi Ramës, që cënon rëndë çdo përpjekje për integrimin europian të vendit.

U bëj thirrje kolegëve të Partisë Socialiste të mos heshtin! Të ngrenë zërin dhe votën e tyre kundër ligjit “Rama”,  që këmben  Shqipërinë  Europiane me Shqipërinë si Kolumbia e Europës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *