Kryeministri Edi Rama nuk nguroi të sulmonte “armiqtë” edhe në ceremoninë e sportistet Liza Gega, duke lëshuar madje dhe gojën sipas kreut të qeverisë me tallje trapistët me kombin dhe predikojnë cinizëm.
“Çdo hap më i shpejt i një atlete është në fakt një parakumti një hapi akoma më të shpejt të mbarë njerëzimit.
Do të mbahet mend përgjithmonë e jemi me fat që e kemi jetuar këtë moment. Është krenari dhe privilegj që të kemi një kampione si Luiza Gega. Janë pararendës dhe të Luziës, do të mbahet mend nga të gjithë ne. Jessie Oëans, është emri i një sfiduesi me uniformën e një atleti poshtë në pistë, ndaj ideologjisë hitleriane, ndaj racizmit. Në një kohë kur maksimumi kishte rivale e nuk ekzistonin sfiduesit. Këtu depërtoi një Luizë që i përket historisë. E dashur Luiza, nëse më pyet se ku hyn ti këtu, mendoj se ti hyn në një kënd shumë specifik, si parakumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza e djem, shumë më shpejt sesa vonë, do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe tallje trapistët me kombin dhe me flamurin e me çdo normë morale e etike të traditës shqiptare. Shumë vajza e djem janë regjistruar në lëvizjen e re olimpike që do të nisë në shkollat,” tha Rama