Rama: ‘Lus Zotin që njerëzit të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut’

Në një kohë kur po kryehen vaksinimet në popullatë, e ku shpresat janë rizgjuar për rikthimin në normalitet, fushata ka prishur rregullat ndaj pandemisë. Kryeministri Rama është marrë sërish me Bashën, pas pritjes nga dhjetra qytetarë në Korçë.

Nga pamjet e shpërndara në media shihen qytetarët pa maska, e ndërsa nuk respektojnë distancimin. Ky nuk është rasti i parë ku kreu i qeverisë kritikon Bashën për shkeljen e rregullave ndaj koronavirusit.

Këtë skemë, Rama e cilëson si një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku.

Statusi

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *