Kryeministri Edi Rama është takuar sot me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni ku së bashku nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe pritjes së refugjatëve.
Rama gjatë konferencës me Melonin tha se kjo marrëveshje vjen në një moment të vështirë për Italinë ndërsa theksoi se kjo e fundit është kthyer në një vend pritje për shqiptarët.
“Ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër apo shtet të BE-së, me gjithë respektin, por ka një lidhje mes Shqipërisë e Italinë dhe Shqiptarët e italianët. Nuk besoj që do të jemi në gjendje që në vitet që do të vijnë të paguajmë borxhin që kemi drejt Italisë popullit dhe institucioneve të Italisë për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje.
Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë që është e vështirë për Italinë. E vërteta është që nga gjeografia është kthyer në mallkim. Shqipëria ka një histori të mikpritjes. Është një vend ku mijëra italianë, kanë gjetur mbrojtje nga shqiptarët”, tha Rama.