Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila po mbahet gjatë pasdites së sotme. Rama në fjalën e tij foli për luftën në Ukrainë dhe për pasojat që kjo e fundit ka krijuar në Europë dhe botë.
Po ashtu kryeministri e ka cilësuar luftën në Ukrainë, si një sulm brutal ndaj së drejtës ndërkombëtare.
“…Në këto 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një mobilizimi të pashembullt, të një domosdoshmërie të gjithëkohshme për të punuar së bashku. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa. Kemi qenë dëshmitarë të kthimeve mbrapsht dhe të përmbysjeve të progresit. Kjo ka ndodhur për shkak të politikave të ngushta kombëtare…dhe lakmia për dominim.
Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtuar hidhur….nga një luftë e paprovokuar në Kontinentin Evropian. Lufta me zgjedhje e Rusisë është kundër Ukrainës por eshtë edhe një sulm brutal ndaj së drejtës ndërkombëtare…Ne do të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj”, tha Rama.