Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë fund gushti ambasadorët dhe konsujt e Shqipërisë në botë. Ai tha se jemi një vend i vogël por që përfaqësohemi me volumin maksimal të ambicies dhe aftësisë për të qenë të respektueshëm në botë. Më tej, theksoi reformat e reja që do të ndërmarrë qeveria.
“Dua të flas për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor që shkon përtej sistemit të mbështetjet të fondeve IPA dhe adreson një nevojë të Shqipërisë për të përmirësuar performancën dhe rritur konvergjencën ekonomike.
Plani i ri i rritjes është tani në dorën tonë dhe së bashku me partnerët në Bruksel jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave për të rritur masën e integrimit pa pritur të bëhemi anëtarë të BE.
Pa na e kërkuar askush kemi nisur një proces të ri përmes një synimi absolutisht ambicioz për të linçuar një dallgë të re reformash duke u organizuar në Kuvendin e Shqipërisë me Komisionin e Posaçëm” tha ai.