Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, kush do të jenë temat e diskutimit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS kryesinë e partisë. Çështjet që do adresohen në këtë mbledhje janë 2.

E para ka të bëjë me organizimin e Kongresit të PS që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme ku do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës.

Ndërsa tema tjetër e diskutimit pritet të jenë përgatitja për zgjedhjet lokale në 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

Mëngjesin e sotëm, Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit që kanë mbetur pa kryetarë. Partia Demokratike dhe Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike janë shprehur të hapur për të shpallur kandidatët e tyre.

Paraprakisht, drejtuesit politik të qarqeve kanë marrë emra të propozuara nga baza e anëtarëve të partisë në bashkitë përkatëse dhe do të bëjnë vlerësimet e duhura.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *