Pas mbledhjes me anëtarët e kabinetit qeveritar në “Vilën 30”, kryeministri Edi Rama ka postuar foto në Facebook-un e tij ku krahas tyre shkruan se janë diskutuar projekte konkrete për vitin 2023. Rama thotë se ka ende shumë për të bërë sidomos për ata të cilët kanë më shumë nevojë.
POSTIMI:
Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë. Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë.