Rama mbledh sekretariatin dhe ‘harron’ shpejt Taulant Ballën/ Gjiknuri: Postet ndërrohen për riorganizim, jo për të ulur dikë

TIRANË-Kryeministri Edi Rama duket se nuk po humbet aspak kohë në krijimin e ‘strukturave’ të reja të Partisë Socialiste, 3 ditë përpara se të mblidhet seanca legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Ditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste është organizuar mbledhja e sekretariatit ku është drejtuar nga kryetari i ri, Damian Gjiknuri.

Pas mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se riorganizimi i PS-së ishte në qendër të diskutimeve. Sipas tij analiza për zgjedhjet e 25 prillit do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe viti tjetër do ta gjejë PS-në edhe me statut të ri. I pyetur në lidhje me pakënaqësitë në PS pas Asamblesë kur u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese, Gjiknuri tha se nuk ka asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të strukturuar.

Më 2 shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të PS, u zgjodh sekretariati i ri i partisë, ndërsa  Rama bëri me dije edhe emrat e kabinetit qeveritar. Javët e ardhshme konstituohen 2 institucionet më të rëndësishme që do ta drejtojnë vendin për 4 vitet në vijim, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *