Rama mbrojti projektin e portit të Durrësit me fjalimet e Konicës dhe Mit’that Frashërit, Zheji: Ata s’kanë qenë kurrë në pushtet

Pas miratimit të Portit të Durrësit në Kuvend, analistët në studio televizive kanë bërë edhe deduksionet dhe analizat e fjalës së Ramës që mbajti para shqiptarëve për ti mbushur mendjen se ky projekt i nevojitej vendit.

Në 56 minuta në dispozicion lëshoi 62 fraza fyese në drejtim të opozitës duke ri sjellë dhe citime të mendimtarëve të viteve 20-30, Faik Konica dhe Mit’that Frashëri, për analistin Artur Zheji kryeministri harroi një detaj. I ftuar Zheji tha se këta mendimtarë e shkrimtarë nuk kanë qenë kurrë në pushtet, në kohën kur jetuan, ndërsa theksoi se Rama e vendosi veten sikur të ishte në opozitë teksa iu kundërpërgjigjej akuzave për portin e Durrësit.

“Kjo është koha e betejës verbale dhe e peshimit shumë i madh te forca e fjalës. Rama përdor dhe ngre nga varri Mit’that Frashërin dhe Konicën, por harron që ata nuk kanë qenë kurrë në pushtet, në një farë mënyre. Kanë qenë të degdisur, të përzënë nga pushtetet e kohës. Ndërkohë ai është në pushtet. Merr hua verbin e njerëzve që kanë qenë në opozitë me mbretin Zog, apo Esat Pashë Toptanin dhe e kanë fituar mbretërit apo Esatët betejën e Shqipërisë. Por ky është vetë kaluar mbi kalë, në pushtet, dhe merr hua pozicionin brilant të Frashërit dhe Konicës dhe e vesh si kostumin e vetë dhe e ndjen veten se është një opozitë me një opozitë që përfaqëson të kaluarën, kurse ai është progresi. Kjo është lojë retorike që e luan shumë mirë, është mjeshtër për këtë. Është aty ku është falë kësaj. Të biesh në këtë betejë, beteja ose del baras, ose fiton ai. Ndaj opozita duhet të bëjë betejë institucionale, gjejë forma të tjera, vazhdo me investigimin në prokurori, fut në lojë SPAK. Fut dosje të stivosura dhe jo fjalime. Dosje në SPAK, në Kushtetuese, në BE, në çdo instancë. Opozitarizëm efikas me denoncime dhe investigime. Se me fjalime palët janë mirë. Ndaj më duket e pamjaftueshme”, tha Zheji.

 

Burimi: ‘News24’

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *