Rama mbyll interpelancën dhe largohet nga seanca: Shihemi më 14 maj

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur interpelancën që po zhvillohej ditën e sotme në seancën parlamentare të kësaj të enjteje. Ai ka ripërsëritur se takimet e tij me ish-agjentin e FBI-së të arrestuar në SHBA nuk përbëjnë krim. Sipas kreut të shtetit aktakuza nuk do të thotë asgjë për atë apo qeverinë shqiptare. Pas fjalës së tij, kryeministri Rama është larguar nga salla e parlamentit.

“Ju lutem mbyllni qenefin kur vini këtu. Në tetor, po e kam takuar. Ku është krimi? Mund ta kem takuar më shumë se 4 herë. Ça problemi ka? Në janar 2019, ka një shpjegim të gjatë, ku thuhet se më ka takuar. Në të 14 herët, që të gjitha kanë ndodhur që asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme as ka ndodhur e as thuhet në akt-akuzë. Në të 14-a herët që përsëritet emri im, aktakuza nuk thotë asgjë, as për mua e as për qeverinë shqiptare. Kjo nuk thotë asgjë.

Ju presim më 14 maj, për t’ju mundur më keq nga ç’na keni mundur. Kujdes se byrektorja po bën punën, gjiza ka ardhur. Personin në fjalë do e shihni vetë.” – tha Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *