Kreu i Rithemelimit Sali Berisha është shprehur se dosja e kryeministrit Rama për përfshirje në çështjen e Mc Gonigal është bashkuar me atë te New York-ut pasi janë zbuluar të dhëna të reja.
Berisha tha mbrëmjen e sotme se Escobar erdhi me mesazh të qartë në Tiranë për t’i thënë Ramës se çështja është e hapur. Ish-kryeministri tha se i dërguari i SHBA-së do të respektojë votën e shqiptarëve nëse Berisha merr pushtetin sërish.
Berisha: “Edi Rama pritet shumë shpejt të marrë verdiktin të thirret dhe të shkojë aty ku e meriton me aferën MC Gonigal. Ka një informacion të ri, prokuroria e shtetit ka kërkuar bashkimin e dy çështjesh shqiptare dhe të New York sepse ka të dhëna të reja. Edi Rama është protagonist kryesor. Në këtë kontekst e ka vallen e fundit këtë që po hedh nëpër sheshet e Shqipërisë. Mesazhi nga Departamenti i Shtetit erdhi për të dy. Atij iu tha se ke çështje penale të hapur. Escobar pasi ja tha privatisht dhe Rama nuk guxoi me nxjerr një germë. Kishte porosinë ai, tha duhet të informoj dhe publikun shqiptar. Çështja është në hetim të hapur penal, derë burgu e hapur për Edi Ramën. Akoma më tronditës lajmi i djeshëm për shkak të zbulimeve të reja për dosjen shqiptare, çështja duhet të shkrihet në një dhe Edi Rama është absolutisht, do ta shohim kur të vijnë ta marrin me avion linje dhe të shkojë në sallën e gjyqit. Ky nuk është skenar i imi. Çfarë tha për Sali Berishën tani, un i lexoj gjërat siç duhet. Pyetjes se po të vij Berisha në pushtet, Escobar ne do të respektojmë votën e Shqiptarëve kjo do të thotë… nuk tha absolutisht atë që thotë Edi Rama.”/TCH